Real Madridi ia ka caktuar çmimin Rodrygos – alarmohen katër gjigantët evropianë

6 months ago 21

Katër gjigantët e Ligës Premier janë gati për një luftë të madhe për transferimin e yllit të Real Madridit, Rodrygo.

Manchester City, Liverpool, Arsenal dhe Manchester United po e monitorojnë të gjithë brazilianin 23-vjeçar.

Me yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe që do t’i bashkohet klubit spanjoll, gazeta spanjolle SPORT raporton se gjiganti i La Ligas do të ishte i gatshëm të hapnin negociatat për shitjen e Rodrygos nëse marrin oferta mbi 100 milionë euro.

Anësori, kontrata e të cilit në Bernabeu prej 215,000 euro në javë është deri në vitin 2028, ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë nëntë asistime në 41 ndeshje të Realit këtë sezon.

Interesimi mund të rritet në verë dhe Real Madrid tashmë ka një zëvendësues të gatshëm për sulmuesin, pasi e sheh 17-vjeçarin Endrick, si një investim të mrekullueshëm, me lojtarin që ra dakord për një transferim në Bernabeu në dhjetor 2022.

Megjithatë, e ardhmja e Rodrygo ka shumë të ngjarë të përcaktohet nga ajo që do të ndodhë me Mbappen. /Telegrafi/

Read Entire Article