Real Madridi ka në duar një ‘diamant’ – Endrick ka shënuar tre gola brenda pesë ditëve

6 months ago 23

Endrick po vazhdon të shkëlqejë në moshën 17-vjeçare. Pasi shënoi dy gola për Brazilin në miqësoret ndaj Anglisë dhe Spanjës, ai ka shënuar përsëri, kësaj radhe për Palmeiras, gol ky që doli të kishte rëndësi mjaft të madhe.

Goli i Endrickut ndaj Novorizontinos i siguroi Palmeirasit një vend në finalen e kampionatit Paulista. Ky ishte goli i tij i tretë në harkun e pesë ditëve.

Ai la gjithashtu një festim i cili do të mbahet mend gjatë. Sulmuesi i ri mori një flamur gjigant të Palmeiras dhe e mbajti në shpinën e tij, një metaforë për atë se çfarë kishte ndodhur në fushë gjatë ndeshjes.

Pas performancave të mrekullueshme me kombëtaren e Brazilit, Endrick bëri një hap para përsëri për klubin e tij dhe për këtë u shpreh mjaft i lumtur.

➖ Saturday: scores first Brazil goal at Wembley

➖ Tuesday: scores first goal at the Bernabéu

➖ Thursday: scores winner to send Palmeiras to the Paulistão final

Incredible week for Endrick 🤩

(via @Paulistao)pic.twitter.com/RV7TTkUcbf

— B/R Football (@brfootball) March 29, 2024

“Unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm, nuk është e lehtë të luash këtu, unë jam i lumtur që shënova golin, ani pse e di që është Paulistao imja e fundit, unë do të bëjë gjithçka që mundem”, ka thënë fillimisht Endrick.

“Unë do të bëjë të pamundurën që t’i ndihmojë ata, ata me të vërtetë janë miqtë e mi, ata janë familja ime, unë jam i lumtur të luaj me ata këtu”, përfundoi ai./Telegrafi/

ENDRICK THAT WAS COLD AF 🥶pic.twitter.com/9eCGPYQr0l

— Dr Yash  (@YashRMFC) March 29, 2024

Read Entire Article