Real Madridi përshpejton negociatat me Lille për transferimin e sensacionit francez

8 months ago 40

Real Madridi kishte planifikuar më herët që të transferonte një qendërmbrojtës në 2025 pasi Antonio Rudiger dhe David Alaba do mbushin të 30-tat, por kriza e tyre momentale në faz e mbrojtjes ka bërë që këto plane të përshpejtohen.

Ashtu siç ka qenë tash e një kohë strategjia e “Los Blancos”, ata po eksplorojnë tregun për të gjetur talent të rinj që kanë potencial të madh.

Sipas gazetës Marca, Reali tashmë e ka bërë të ditur tek drejtuesit e Lille interesimin e tyre serioz për qendërmbrojtësin Leny Yoro.

18-vjeçari shumë shpejtë është bërë një nga lojtarët më të vlerësuar në elitën e futbollit francez dhe kjo nuk i ka shpëtuar gjigantit spanjoll.

Drejtuesit e klubit tashmë kanë pyetur për situatën e tij dhe po planifikojnë që të bëjnë një ofertë për të në afatin kalimtar veror.

Megjithatë, gjërat nuk do të jenë aspak të lehta për madrilenët pasi për të siguruar shërbimet e Yoros, ata duhet të mposhtin konkurrencën e ashpër të PSG-së të cilët po ashtu thuhet se janë në mesin e ekipeve të interesuara.

Pas lëndimit të Alabas, emra të ndryshëm u përfolën në media si kandidat për ta zëvendësuar atë, por Real Madridi vendosi që të mos nënshkruajë me një lojtar të ri./Telegrafi/

Read Entire Article