Real Madrid fitoi titullin numër 33 në historinë e kampionatit spanjoll. Madrilenët e festuan këtë trofe përpara kohe pasi mundën në fushën e tyre Gadiz me rezultatin 3 me zero.
Skuadra e Ancelotit u favorizua edhe nga humbja 4 me 2 e Barcelonës në fushën e Gironas.
Los Blancos kanë tashmë 13 pikë avantazh kundrejt Gironas, ndërkohë që kanë mbetur edhe 12 pikë në lojë.
Golat e suksesit të titullit për skuadrën madrilène u shënuan nga Diaz, Beningam dhe Hozelu.
Ndërkohë në krahun tjeter Girona, surpriza e bukur e këtij sezoni po provon ta mbyllë si forcë e dytë La Ligën.
Ata fituan ndeshjen direkte për këtë sezon kundër Barcelonës me rezultatin 4 me 2.
Pjesa e parë u mbyll 2 me 1 për katalanasit falë golave të Kristersen dhe Levandovskit, mirëpo Girona bëri një përmbysje të madhe në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë me Portu dhe një tjeter me Gutierrez.