Reali ndalet në barazim nga Rayo Vallecano

8 months ago 8

Real Madridi është ndalur në barazim 1-1 në udhëtim te Rayo Vallecano.

Vetëm pas tre minutash lojë Los Blancos kanë zhbllokuar këtë ndeshje, kur Joselu realizoi për 0-1 falë një asistimi nga Federico Valverde.

Megjithatë epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se deri në minutën e 27-të.

Hey Jude, @BellinghamJude 🫲🫱 pic.twitter.com/GtrWOfTEqw

— LALIGA English (@LaLigaEN) February 18, 2024

Eduardo Camavinga luajti me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti, derisa i saktë nga pika e bardhë ishte Raul de Tomas për 1-1..

Me rezultatin baras 1-1 u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.

𝐑𝐃𝐓 ⚡️ pic.twitter.com/iWUY5gvfQi

— LALIGA English (@LaLigaEN) February 18, 2024

Edhe pjesa e dytë i takoi madrilenëve që krijuan më shumë raste shënimi.

Megjithatë përkundër disa rasteve ata nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë dhe ndeshja u mbyll baras 1-1

Reali vazhdon të mbetet lider i vetëm në La Liga me 62 pikë, gjashtë më shumë se Girona që ka një ndeshje më pak dhe tetë më shumë se Barcelona.

Ndeshjen e ardhshme Reali e luan në Santiago Bernabeu përballë Sevillas, derisa Rayo Vallecano përballet në udhëtim me Gironën. /Telegrafi/

Read Entire Article