“Reforma në drejtësi po funksionon”, ambasadori i BE, Gonzato: Të lejojmë SPAK të bëjë punën e tij

3 months ago 10

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, ka qenë një takim në Shkodër të organizuar në kuadër të programit “BE për bashkitë”, ku u analizuan arritjet e tre viteve të fundit në bashkitë ku u zbatua.

Ai vlerësoi reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se SPAK duhet të lejohet të bëjë punën.

Gonzato theksoi se rezultatet e punës së SPAK, janë ato që janë pritur edhe nga BE.

Sipas ambasadorit, korrupsioni është pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

“Ne nuk flasim për hetime që po zhvillohen, por mund të them se ajo që po ndodh është ajo që ne kemi pritur. Dhe natyrisht se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar. Ne duhet të lejojmë SPAK të bëjë punën e vet, të krijojmë hapësirën qe ta bëjnë këtë. Në të njëjtën kohë mund të them se ndoshta ajo reforme siguron se sistemi gjyqësor është i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik.

Dhe problemi që të gjithë e dimë që është pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt BE është korrupsioni.

Mendoj se është sinjal i mirë, unë besoj dhe shpresoj se SPAK do bëjë punën e tij. Por ne nuk duam të shikojmë aspektin ndëshkues, por edhe strukturën, atë mjedis që krijon këtë mundësi për korrupsion të adresohet”, u shpreh ai.

Deklarata e ambasadorit Gonzato është bërë në fund të një takimi të organizuara në Shkodër, në kuadër të programit “BE për bashkitë”, ku u analizuan arritjet e tre viteve të fundit në bashkitë ku u zbatua.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article