Reforma zgjedhore, Dorian Teliti: Edi Rama nuk mund të neglizhojë 600 mijë shqiptarë

9 months ago 18

Ndërsa komenton deklaratat e kryeministrit Edi Rama për reformën zgjedhore, Dorian Deliti, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, tha në “Open” në News 24, se kreu i qeverisë ka dëshmuar se nuk i qëndron marrëveshjeve.

“Kryeministri i cili është një nga dy aktorët, në vitin 2020, ka dhënë prova që 6 muaj punë u rrëzuan me forcën e kartonit. E ka ngritur komisionin. Historikisht, asnjë opozitë nuk ka qenë vetëm një parti politike. Përfaqësim kanë të gjitha partitë.

Diskutimi bëhet nga bashkëkryetari i cili përzgjidhet nga grupimi më i madh i opozitës. Janë 600 mijë vota, të cilat Edi Rama nuk do t’i marrë parasysh. Kryeministri dhe kryetari i mazhorancës nuk mund t’i neglizhojë 600 mijë shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article