Misioni i OSBE/ODIHR-it në Tiranë ka përgëzuar angazhimin e partive politike për nisjen e mbledhjeve për reformën zgjedhore, por kërkon angazhime gjithëpërfshirëse.
Në një deklaratë të publikuar në platformën “X”, kreu i OSBE/ODIHR, Matteo Mecacci ka kërkuar që partitë të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse.
“Ne përshëndesim vendimin e autoriteteve shqiptare për të rinovuar angazhimin e tyre ndaj këtyre reformave jetike deri tani përpara zgjedhjeve. Ne u kërkojmë të gjitha partive të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në muajt në vazhdim, duke siguruar që reformat që rezultojnë të përmirësojnë procesin zgjedhor në dobi të të gjithë shqiptarëve.”
OSBE/ODIHR thekson se prioritet duhet të jetë parandalimi i blerjes së votës dhe keqpërdorimio i burimeve publike.
“Është e një rëndësie thelbësore që të vendosen synime praktike dhe të arritshme që fokusohen në zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të ODIHR-it dhe adresimin e mangësive të vërejtura gjatë zgjedhjeve të kaluara, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Prioritetet kryesore përfshijnë parandalimin e keqpërdorimit të burimeve publike dhe blerjen e votave, sigurimin e fshehtësisë së votës, mbrojtjen e lirisë së medias dhe rritjen e efektivitetit të administratës zgjedhore.”
A welcome initiative by Albanian authorities. We urge all parties to commit to open & inclusive consultations in the months ahead, ensuring that the resulting reforms improve the election process for the benefit of all Albanians. #Albania #elections https://t.co/iXtPIdfYVs
— Matteo Mecacci (@MatteoMecacci) January 23, 2024
Top Channel