Reforma Zgjedhore/ “PS do të negociojë me Bashën”, Murati: Faji për incidentin në komision, i kujtdo përveç Açkës

9 months ago 20

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te procedurat për Reformën Zgjedhore.

Sa i përket ndryshimit të ligjit zgjedhor, Murati u shpreh se Partisë Socialiste do t’i duhet të plotësojë 84 votat së bashku me një pjesë të opozitës, e cila sipas tij do të jetë fraksioni i Lulzim Bashës.

Duke komentuar incidentin e djeshëm në Komisionin e Medias, ku deputetët Bardhi e Noka i hoqën mikrofonin Flutura Açkës, Murati theksoi se faji ishte i kujtdo përveç kësaj të fundit.

“Reforma në fund e ka emrin të madh, por është ndryshim i ligjit zgjedhor dhe PS i duhen votat. Këtë duhet ta bëjë me një nga opozitat, dhe besoj këtë do e bëjë me atë të Bashës. PS do të zbatojë vendimin e institucioneve dhe kreu i PD i njohur është Basha. Edhe do ta ketë më të lehtë negociatën. Edhe mazhoranca ka prerë marrëdhëniet totalisht me Berishën dhe grupimin e tij.

Nëse do të kishte një bashkim mes dy PD-ve sic e shoh unë në zgjedhjet e 2025 do ishte mirë për të rivalizuar me PS. Ata kanë vendosur të luftojnë betejën me njëri-tjetrin e cila është edhe më e lehta. Për interesin publik përçarja e opozitës nuk ka asnjë të mirë.

Faji për incidentin e djeshëm është i kujtdo përveç Flutura Açkës. Ajo është përfaqësuese e PD dhe nuk mund të flitet për tradhti të opozitës. Sa më herët ta kuptojnë palët se ka 2 PD aq më mirë do jetë për ta. Ngaqë kanë të pamundur të rivalizojnë Edi Ramën, rivalizojnë njëra-tjetrën.   Duke rivalizuar njëri-tjetrin edhe vëmendja e elektoratit drejtohet te beteja brenda opozitës”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article