Reforma Zgjedhore/ “Rama i ka tmerr zgjedhjet e lira”, Meta: Pas rrëzimit të Komisioneve, opozita tashmë duhet të marrë një vendim!

9 months ago 17

Kreu i Partisë së Lirisë e drejton gishtin nga Edi Rama, kur i referohet dështimit për Reformën Zgjedhore, duke thënë se Komisioni do duhej të ishte mbledhur dhe vendosur me kohë.

Në një intervistë për rubrikën “Opinion” në News24, Ilir Meta tha se Rama i ka “tmerr” zgjedhjet e lira, ndërsa nuk i kurseu akuzat dhe ironitë kur tha se vulën e PD e ka po kryeministri.

Sipas ish-presidentit, PL ka bërë dhe do t bëjë çdo gjë për ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Ndërkohë ai tha se pas rrëzimit të Komisioneve Hetimore, është koha që opozita të vendosë se çfarë qëndrimi do të mbajë dhe si do të veprojë.

Pjesë nga intervista:  

Çfarë ndodh tani me Komisionet Parlamentare?

Pritej që Presidenti të jepte një mundësi të re për reflektimi në parlament, që të mos cënoheshin ato mundësi që jep Kushtetuta për opozitën dhe parlamentin për të ushtruar kontrollin mbi ekzekutivin. Tani jemi në situatë që opozita duhet të vlerësojë se çfarë qëndrimi do të mbajë dhe si do të reagojë në të ardhmen.

Sa e rëndësishme është për PL Reforma Zgjedhore?

Është jetike për çdo qytetar. Është cënim i votës në themel të gjithë këtij korrupsioni dhe arrogance.

Fajtor i vetëm që nuk kemi një Reformë Zgjedhore është Rama, dhe është tmerr i tij zgjedhjet e lira dhe të barabarta.

A po bën PL luftën për ta pasur reformën e duhur zgjedhore?

Kemi bërë dhe do bëjmë gjithçka është e mundur. Një nga kauzat kryesore tonat është çështja e ndryshimeve kushtetuese, ku u prek edhe kodi zgjedhor, i cili praktikisht e asgjësoi parlamentarizmin. Ndaj jemi në këtë situatë të Kuvendit.

Ishte e pritshme që të dështonte mbledhje për Komisionin për Reformën Zgjedhore ditën e sotme… por si e gjykoni ju, a duhej të ishte mbledhur?

Duhej të ishte mbledhur me kohë. Ku komision nuk ka bërë asgjë për të reflektuar për ato zgjedhje dramatike, ndërsa për sot, të gjithë e prisnin këtë zhvillim. Sepse këmbëngula e Ramës për të përjashtuar opozitën nga procesi, ka qenë shumë i qartë.

Pse nuk mendon kështu PS dhe PD zyrtare?

Janë një, sepse vula është në xhepin e Ramës. Kjo situatë është një përgjegjësi e madhe e atyre deputetëve që bëhen pjesë e lojës së Ramës dhe minojnë Reformën Zgjedhore. Reforma duhet të jetë gjithë përfshirëse.

BalkanWeb 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article