Refuzohet oferta për Salah nga Al-Ittihad

1 year ago 22
Reklamë
23:10 01/09/2023

Klubi saudit ishte gati të paguante 175 mln Euro për sulmuesin egjiptian të Liverpool

Liverpuli ka refuzuar një ofertë prej 175 milionë Eurosh nga skuadra saudite Al-Ittihad, për Muhamed Salah.

Klubi arab ka firmosur me emra të njohur të botës së sportit si fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema, Jota dhe dyshja e Premier League Fabinho dhe N’Golo Kante.

Klubi është një nga disa skuadrat që mbështeten financiarisht nga fondi i pasurisë së Arabisë Saudite, që po përpiqet ta kthejë ligën saudite në një kampionatet më popullore të botës.

Drejtuesit sauditë e shikojnë Salah, si imazhin kryesor që do të zëvendësonte Kristiano Ronaldo dhe Karim Benzema në Ligën Profesioniste Saudite.

31-vjeçarit iu ofrua një kontratë pesë vjeçare, ku futbollisti do të përfitonte 116 mln Euro në sezon, përveç bonuseve të tjera.

Egjiptianit iu propozua që të ketë aksione në të ardhmen në një klub, pasi mbretëria saudite dhe liga profesioniste duan që klubet vendase të jenë në pronësi të privatëve në vazhdim.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article