Rekord pas rekordi: Ronaldo bëhet lojtari i parë që shënon 400 gola pas moshës 30-vjeçare

11 months ago 21

Cristiano Ronaldos iu deshën vetëm 26 minuta për të shënuar golin e parë për Al-Nassr në sfidën ndaj Al-Khaleej në Ligën Saudite.

Superylli portugez hapi sfidën me një goditje nga jashtë zonës së penalltisë. Ky gol i Ronaldos është goli i tij i 400-të që kur mbushi 30 vjeç.

Ronaldo mund të ketë mbushur 38 vjeç në shkurt, por ai nuk ka treguar aspak shenja të plakjes.

Portugezi është golashënuesi më i mirë në Ligën Saudite deri më tani këtë sezon dhe do të shpresojë të ngrejë trofeun e tij të parë me Al-Nassr që kur iu bashkua atyre nga Manchester United.

CRISTIANO RONALDO WHAT A GOAL! 🤯 pic.twitter.com/sz1PevASvq

— TC (@totalcristiano) November 4, 2023

Ky ishte goli i tij i 11-të këtë edicion të ri të garave në Arabi teksa ka edhe shtatë asistime.

Ronaldo së fundmi ishte në qendër të vëmendjes, për një reagim të tij në rrjetet sociale në një postim ku ishte vënë në pikëpyetje nëse Messi e ka merituar Topin e Artë.

🚨 BREAKING: Cristiano Ronaldo has now scored 400 career goals since turning 30. pic.twitter.com/ICQzMgOnxh

— TC (@totalcristiano) November 4, 2023

Sfida e radhës për Ronaldon dhe ekipin e tij do të jetë ndaj ekipit nga Katari, Al-Duhail të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë./Telegrafi/

Read Entire Article