Rekordi i Kane në Bundesliga, shënon 15 gola në 10 ndeshje

11 months ago 25
01:03 06/11/2023

Harry Kane e ndihmoi Bayernin të fitonte lehtë me Dortmund në klasiken e kampionatit gjerman duke shënuar një hat-trick në fitoren 4-0 të skuadrës së tij. Rrugën e portës e hapi Upamekano në minutën e 4, ndërsa Kane dyfishoi në të 9-tin. Dy golat e tjerë për kapitenin e Anglisë erdhën në pjesën e dytë në minutën e 72 dhe të 90.

Për herë të dytë në Gjermani, Harry Kane shënon një tregolësh në një ndeshje. Ai është lojtari i parë në historinë e Gjermanisë që shënon 15 gola në 10 ndeshjet e tij të para në Bundesliga dhe tani kryeson listën e golashënuesve të këtij sezoni, ndërsa ka edhe pesë assist.

Kane dhe shokët e tij të skuadrën tashmë duhet të garojnë fort për titullin në Bundeslika pasi pak ditë më parë ata u turpëruan pas eliminimit nga kupa, në një sfidë përballë një skuadre të kategorisë së tretë.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article