Rekordi i vendosur nga Neymar

1 year ago 20
Reklamë
15:30 17/08/2023

Braziliani bëhet futbollisti më i shtrenjtë ndonjëherë për transferime të kryera

Me kalimin e Nejmar në Arabinë Saudite është vendosur një rekord i ri.

Al Hilal i ka paguar PSG 98.6 mln dollarë për kartonin e 31-vjeçarit, por shifra mund të shkojë në 152.4 mln dollarë me bonuset.

Braziliani ka lënë pas Romelu Lukakun si futbollistin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave për sa i përket shumës totale të tarifave të transferimit, pavarësisht faktit se ai ka bërë vetëm tre lëvizje në karrierën e tij, krahasuar me shtatë të sulmuesit belg.

Në total klubet e Barcelonës, ​​PSG dhe tani Al Hilal kanë shpenzuar 404.4 milionë dollarësh për të nënshkruar me yllin brazilian.

Nejmar do të paguhet rreth 160 mln dollarë në sezon te Al Hilal dhe ka firmsour kontratë dy-vjeçare.

Ndërsa për Lukakun, klubet që e kanë blerë, në total kanë paguar 362.4 mln dollarë.

Vendin e tretë për shumën e mbledhur për pagesën e bërë për transferimet gjatë karrierës e mban Kristiano Ronaldo.

4 klube kanë pagur për kartonin e tij e shuma shkon 268.8 mln dollarë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article