Reshjet intensive të dëborës, në disa fshatra të qarkut të Korçës mungon energjia elektrike

10 months ago 17

Reshjet e dëborës në qarkun e Korçës janë ndërprerë gjatë natës. Më së shumti nga reshjet u përfshi zona e Dardhës, në aksin Kryq Boboshtice-Dardhë, por situata u normalizua.

Pati reshjeve intensive edhe në Qafë Thanë edhe në këtë aks është punuar me 4 borëpastruese për të shmangur çdo lloj problemi në qarkullimin e automjeteve aktualisht situata paraqitet e normalizuar ndërsa në të gjitha akset e tjera të juglindjes së vendit nuk ka pasur probleme.

Janë segmentet e fshatrave malore ato që po rishikohen sot në mëngjes për kriposje. Bashkitë e qarkut nuk raportojnë probleme nga moti i keq ndërsa sa i përket mungesës së energjisë elektrike ka në fshatra të bashkisë Maliq dhe Pogradec, por po punohet për riparimin e tyre nga grupet e punës të cilat ndodhen në terren.

Policia Rrugore apelon për rritje të kujdesit gjatë drejtimit të mjeteve sidomos në segmentet rrugore që të çojnë në fshatrat turistike në segmentin e Dardhës duhet të përdoren gomat dimërore.

Prej orëve të para të mëngjesit punonjësit e Shërbimeve Publike kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese edhe në rrugët Vithkuq, Shtyllë, Panarit dhe Lubonjë. Aktualisht nuk ka asnjë problematikë, rrugët në këto akse janë të kalueshme dhe kudo në njësitë e tjera administrative situata është e qetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article