Revolucioni në pozicionin jashtë loje

1 year ago 66
Reklamë
15:57 04/07/2023

Synohet të ulen rastet me rregullin që do të eksperimentohet

Pozicioni jashtë loje në futboll mund të pësojë një ndryshim rrënjësor. FIFA dhe IFAB, ose ndryshe organizmi që merret me rregullat në futboll kanë në plan të testojnë vlerësimin e offside që do të përgjysmonte këto raste në një ndeshje ku mesatarja është 4, por që synohet të ulet në 2.

Për momentin quhet pozicion jashtë loje nëse një pjesë trupit të lojtarit që sulmon është më pranë vijës në krahasim me kundërshtarin, por tashmë do të vlerësohet e tillë nëse trupi i futbollistit e kalon tërësisht rivalin.

Ekpserimentimi i këtij rregulli do të nisë në Suedi me kampionatet e moshave 19 të femrave dhe 21 vjeç të meshkujve për t’u përhapur më tej edhe në vende të tjera.

Mendohet se ky ndryshim do të lejojë një lojë më sulmuese. Kjo ide është hedhur nga ish-trajneri Arsene Wenger, sot Shefi i Zhvillimit të Futbollit në FIFA.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article