Richarlison kërkon psikolog

1 year ago 53
Reklamë
23:35 14/09/2023

Sulmuesi i Brazilit u pa në gjendje emocionale të vështirë në sfidën ndaj Bolivisë

Sulmuesi brazilian Richarlison nuk po kalon një gjendje të mirë, ndërsa ka treguar se ka probleme psikologjike.

Sulmuesi i Brazilit Richarlison kërkon ndihmë psikologjike me rikthimin në Angli, ndërsa u pa duke qarë pas zëvendësimit në takimin që verdhejeshilët fituan 5-1 kundër Bolivisë.

Lojtari i cili luan në Premier Ligë me Totenhemin, u fotografua i përlotur në stol pasi trajneri vendosi që ta zëvendësonte në minutën e 71 në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Riçarlison ka shënuar 4 gola në 40 ndeshje me Spërsat, i tha gazetës braziliane “O Globo” se kishte kaluar një “kohë të trazuar jashtë fushës” në pesë muajt e fundit, por stuhia tashmë ka kaluar.

Totenhem, që drejtohet nga trajneri Enxh Postekoglou, gjendet në vend të dytë në Premier League me teknikun australian që i ka shprehur mbështetjen lojtarit brazilian muajin e shkuar.

Riçarlison u ble nga Evertoni në 2022 për rreth 70 mln euro. Ai shikohej si lojtari që do të sillte më shumë gola, por pas transferimit nuk i ka plotësuar pritshmëritë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article