Rikonfirmimi i Gjinushit në krye të ASH/ “Votim komunist”, Ina Zhupa denoncon procesin: Uzurpim i karriges, përfitoi nga ligji me porosi!

1 year ago 25

Balkanweb app Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar pas rikonfirmimit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, duke denoncuar procesin që sipas saj ishte një “farsë”.

Sipas saj në Akademinë e Shkencave nuk pati një proces zgjedhjesh, por votim komunist, pa garë, fushatë apo korpus të saktë votuesish.

Zhupa u shpreh se Gjinushi u emërua në mënyrë të paqartë dhe pa ndjekur procedurat normale të zgjedhjeve demokratike, me dyer të mbyllura dhe larg syrit të mediave.

Në fund të reagimit, ajo shprehu qëllimin e saj për të vazhduar betejën ligjore kundër kësaj ngjarjeje të konsideruar të paligjshme dhe dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.

Reagimi i plotë:

Ligji me porosi çoi në farsën dhe uzurpimin e sotëm të karriges së kryetarit nga Gjinushi, me votimet në Akademinë e Shkencave. Skënder Gjinushi veshi kostumin me porosi që i qepi paligjshmëria e deputetëve socialist.

Një tragjikomedi në Akademinë e Shkencave, ku zgjedhje nuk pati po veç votime komuniste, dhe ku kalbëzimi shtoi rrënjë për të bllokuar lirinë dhe veprimin brenda këtij institucioni. Kjo ishte prova që ndodhi ajo që kishim paralajmëruar, ligji shkatërronte zgjedhjet, shkatërronte akademinë dhe paracaktonte Gjinushin përsëri në krye.

Me dyer të mbyllura dhe larg syrit të mediave dhe të publikut është emëruar “me zgjedhje” kryetari i vjetër dhe i ri Skënder Gjinushi. Ndërkohë që mandati i ka mbaruar me 18 Korrik, vendosi zgjedhje kur donte edhe si donte, duke përfituar nga ligji me porosi që u bë vetëm për ambiciet e tij në shkelje të kushtetuese.

Pa garë, pa fushatë, pa korpus të saktë votuesish, pa platformë, pa ligj ai ka dalë fitues me 98% të votave. Zili do e kishte edhe Enver Hoxha për këtë rezultat mbresëlënës.

Akademia e Shkencave duhet përfaqësonte model elitar të zgjedhjeve, të procedurave, të modelit demokratik, të barazisë dhe konkurencës, si garës së ideve. Fatkeqësisht ngeli në moçal, si rezultat i futjes brutale të Kuvendit në një proces zgjedhor për ta kthyer në farsë dhe turp.

Ligji që prodhoi këtë farsë sot po punohet dhe do dërgohet në ditët në vijim në Gjykatën Kushtetuese. Beteja kundër uzurpimeve vazhdon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article