Rikthimi i Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, ish-ambasadori Nesho: Ja çfarë do kërkojë presidenti i ri nga Europa dhe qëndrimi për Ballkanin

2 days ago 882

Ish-ambasadori Agim Nesho, në një intervistë të drejtpërdrejtë për News24, komentoi ndikimin që rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të ketë mbi politikën e jashtme të SHBA-ve, me një fokus të veçantë në Europë dhe Ballkan.

Nesho theksoi se Trump është i angazhuar për të rikthyer dominimin ekonomik të SHBA-së dhe për të nxjerrë më shumë përfitime nga aleancat ndërkombëtare.

Ai shpjegoi se për Trump është e rëndësishme të vendoset kush do të udhëheqë botën në shekullin e 21-të, duke theksuar se deri tani SHBA ka arritur të sigurojë bashkëpunim me mbi 60 aleanca të ndryshme. Ai theksoi se Trump do të ndjekë një politikë më pragmatike, ku qëllimi kryesor është që SHBA të përfitojë nga marrëveshjet ndërkombëtare, duke shmangur shpenzimet e mëdha.

Në lidhje me Europën, Nesho tha se Trump do të kërkojë një bashkëpunim më të ngushtë me kontinentin, por me një kushtrim të qartë: vendosjen e tarifave në baza reciproke. Kjo, sipas Neshos, do të ketë një ndikim të madh në marrëdhëniet tregtare mes SHBA dhe Europës.

Sa i përket Ballkanit, ish-ambasadori theksoi se presidenti Trump nuk ka pasur ndonjë fokus të veçantë për këtë rajon, ashtu siç kanë vepruar edhe presidentët e tjerë amerikanë. SHBA ka angazhuar burime në Ballkan vetëm kur interesat e sigurisë kombëtare amerikane janë prekur, dhe kjo politikë pritet të mbetet e njëjtë edhe gjatë mandatit të tij të dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article