Rinovimi rekord i Steve Kerr, bëhet trajneri më i paguar në historinë e NBA

6 months ago 7
Reklamë
14:27 24/02/2024

Steve Kerr ka rinovuar kontratën me Golden State deri në vitin 2026. Trajneri i Uariors do të marrë në dy sezonet e ardhshme shumën rekord prej 35 milionë dollarësh, 17.5 milionë dollarë në vit.

Kerr do të bëhet trajneri më i paguar në NBA.  Kontrata e tij përfundon me atë të yllit të skuadrës, Steph Curry.

Gregg Popovich fiton më shumë te San Antonio, por ai mban edhe rolin e presidentit të skuadrës.

Erik Spoelstra, i cili rinovoi për tetë vite me Miami Heat, është trajneri i dytë më i paguar i NBA me 15 milionë dollarë në vit. Pas një pjese të parë mjaft të komplikuar të sezonit, Golden State duket se ka gjetur kthesën me rikthimin e Draymond Green nga pezullimi i gjatë dhe ka fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit, e gjendet në zonën play-in.

Kerr ka fituar në karrierën e tij katër herë titullin kampion të NBA, e synimi i 58 vjeçarit është që të vazhdojë që të ngelet figurë ikonike e Uariors edhe në vazhdim.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article