Riorganizimi i KF Trepçës fillon me emërimin e Rafet Prekazit si drejtor sportiv

5 months ago 5

KF Trepça, një nga klubet më me renome në futbollin e Kosovës, ka filluar një rioganizim, ku qëllimi kryesor është rikthmini në Superligën e Kosovës.

Klubi që garon në Ligën e Parë, ka prezantuar si drejtor sportiv, Rafet Prekazi, ish futbollist dhe trajner i KF Trepçës.

Kryetari i klubit, Nexhmedin Haxhiu, ka prezantuar Prekazin, duke thënë se rioganizimi i klubit fillin me ardhjen e legjendës dhe kërkohet rikthimi në Superligën e Kosovës.

“Sot kemi filluar një kapitull të ri në skuadrën e KF Trepçës, klubi ynë nga sot fillon një riorganizim ku synimi ynë kryesore është rikthimi i KF Trepçës në Superligën e Kosovës. Organizimin e klubit e fillojmë me legjendën e futbollit kosovar Rafet Prekazi, i cili është emëruar Drejtor Sportiv i Klubit”, ka thënë Haxhiu.

Në anën tjetër, Rafet Prekazi, ka thënë se nuk ka hezituar të bashkohet me klubin, pasi është foleja e tij.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në folën time. Besoj se kemi të bëjmë me një projekt shumë serioz, ku në momentin e parë që më është prezantuar nuk kam hezituar dhe e kam pranuar ftesën t’i bashkëngjitem klubit dhe ta rikthejmë namin e dikurshëm të skuadrës së KF Trepçës në majat e futbollit kosovar, ku prioritet është rikthimi në Superligën e Kosovës”, ka thënë Prekazi. /Telegrafi/ 

Read Entire Article