Risitë në Serie A

1 year ago 76
Reklamë
22:34 06/07/2023

Marsin e shkuar, Bordi Ndërkombëtar i FIFA dha direktiva precize sa i përket sezonit të ri futbollistik. Objektivi është që të shmanget në maksimum humbja e kohës.

Ky është treguesi kryesor që dizenjatori Gianluca Roçhi do t’u japë arbitrave në takimin e muajit të ardhshëm, raporton Sportmediaset.

Do të kërkohet nga zyrtarët e ndeshjes që të nxisin vazhdimin e shpejtë të lojës e të shmangin në maksimum episodet që vonojnë ndeshjen.

Por nuk do të ketë rikuperime të tilla si ato që u panë në Katar 2022. Do të llogaritet me përpikmëri koha që do të humbasë në goditjet e dënimit, gjatë dhënies së kartonëve dhe ndërhyrjet e sistemit VAR.

Por risia ka të bëjë me momentet e festimit. Koha që do të shpenzohet gjatë momentit të shënimit të një goli, do të llogaritet e më pas do të shtohet gjatë shtesës.

Mesatarja e kohës efektive e Serie A është 54 minuta, në të njëjtën linjë me sfidat në Premier Ligë dhe Ligë 1. Por kohëzgjatja do të shtohet edhe më, në momentin që do të bëhen ndryshimet e paracaktuara nga FIFA në elitën e futbollit italian.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article