Roma nuk merr më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Lecces

6 months ago 3

Roma ka luajtur baras me rezultat 0-0 në udhëtim ndaj Lecces në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit italian.

Pjesa e parë u dominua tërësisht nga Lecce që patën disa mundësi të mira për të kaluar në avantazh.

Roberto Piccoli (22’) dhe Antonino Gallo (28’) ishin të parët që rrezikuan seriozisht portën e Romës.

Rasti i vetëm për Romën në këtë pjesë erdhi me Angelinon (45’) gjuajtja e të cilit shkoi fare pranë shtyllës së portierit vendas.

🟨 HALF-TIME 🟥

We’ve reached the interval in Lecce. #ASRoma | #LecceRoma pic.twitter.com/zdZZmFDkin

— AS Roma English (@ASRomaEN) April 1, 2024

Në pjesën e dytë ndeshja ishte disi më e baraspeshuar por të dyja ekipet nuk patën edhe aq shumë raste për gol.

Roma rrezikoi për herë të dytë në këtë takim përmes Houssem Aouar (71’) por gjuajtjen e tij e priti me sukses Wladimiro Falcone.

Deri në fund të ndeshjes rezultati mbeti i pandryshuar dhe të dy ekipet u desh që të pajtoheshin me nga një pikë.

Roma pas këtij barazimi renditet në pozitën e pestë në Serie A me 52 pikë të grumbulluara, ndërsa xhiron e ardhshme do ta luajë derbin ndaj Lazios./Telegrafi/

Read Entire Article