Rooney emëron katër legjenda të Man United, që do të kishin luajtur në ekipin aktual të Man Cityt

11 months ago 42

Wayne Rooney ka emëruar katër legjenda të Manchester United, të cilët ai beson se do të kishin luajtur në skuadrën aktuale të Manchester City.

Të dy klubet kanë relativisht pak të përbashkëta, por ato janë të vetmet klube që kanë arritur një nga arritjet më të mëdha në futbollin anglez, fitimin e tripletës.

United e bëri këtë në vitin 1999 duke mposhtur Bayern Munichun në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa City mundi Interin në Stamboll për të fituar për herë të parë në histori të tyre si klub këtë trofe.

Ky sukses e ngriti skuadrën e Pep Guardiolës më tej në diskutimin e klubeve më të mëdha të futbollit anglez, me disa tifozë që besojnë se ata janë skuadra më e mirë që kanë luajtur ndonjëherë në Angli.

Me Erling Haaland në sulm, Rodri, Kevin De Bruyne dhe Bernardo Silva në mesfushë dhe me Ruben Dias dhe John Stones në qendër të mbrojtjes, skuadra e Cityt është e gjitha e mbushur me lojtar të klasit botëror..

Duke shkruar në rubrikën e tij për The Times para finales së Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, legjenda e United Rooney hodhi dyshime nëse skuadra e tij e viteve 2000 dhe fillimit të vitit 2010, do të ishte në gjendje të mposhte skuadrën e Guardiolës gjatë një sezoni prej 38 ndeshjesh.

Por ai emëroi katër yje të United të asaj periudhe kohore nën drejtimin e Sir Alex Ferguson , të cilët ai beson se do të kishin arritur të luanin tek City,  megjithëse la jashtë Cristiano Ronaldon .

“A mund të kishte konkurruar skuadra e United 2008 me Cityn? Kokë për kokë, do të kishim një shans të mirë. Por gjatë një sezoni me 38 ndeshje, ata do të kishin avantazhin”, ka thënë Rooney.

“Mendoj se do të kishim qenë të ngjashëm me Liverpoolin e Jurgen Klopp-it, në gjendje t’i mposhtnim në ndeshje të njëpasnjëshme, por zakonisht vetëm pak prapa tyre në tabelë”.

“Kishte lojtarë në ekipin tonë që do të kishin marrë pjesë në formacionin e Cityt. Paul Scholes do të kishte qenë perfekt, Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidic gjithashtu. Unë besoj se do të isha përshtatur gjithashtu  dhe do të kisha dashur të luaja me Kevin De Bruyne dhe Haaland”, është shprehur anglezi.

City aktualisht është në rrugën e fitimit të titullit të katërt radhazi në Ligën Premier, pasi është një pikë përpara Liverpoolit në krye të tabelës pas 12 ndeshjeve të luajtura./Telegrafi/

Read Entire Article