Rrahmani dhe Krasniqi me paraqitje të mirë në fitoren e Rapid Bukureshtit

8 months ago 23

Rrahmani dhe Krasniqi me paraqitje të mirë në fitoren e Rapid Bukureshtit

Rapid Bukuresht ka marr fitore ndaj Otelul me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 24-të të Superligës së Rumanisë.

Albion Rrahmani shënoi golin e parë në këtë ndeshje që në minutën e pestë për 1-0.

Sulmuesi ynë është vlerësuar nga SofaScore me notën 7.3 pas kësaj paraqitje, ku kishte edhe dy pasime kyçe, tri driblime, 15 pasime të saktë dhe gjashtë duele të fituara.

Paraqitje pozitive kishte edhe Ermal Krasniqi që u vlerësua me notën 7.0.

Edhe pse humbi një rast të madh, ai kishte tre driblime, 11 pasime të sakta dhe tetë duele të fituara.

Rapid mban vendin e tretë në renditje me 42 pikë, aq sa ka edhe Cluj në vendin e dytë. Lider është FCSB me 50 pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article