Rrahmani në Austrian GP, mbrojtësi i Napolit ishte i pranishëm në zonën e skuderisë se Ferrari

1 year ago 68
Reklamë
21:20 03/07/2023

Në Çmimin e Madh të Austrisë i pranishëm ishte edhe mbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani.

Kapiteni i Kosovës qëndroi në zonën e dedikuar për skuderinë e Ferrarit në pistën e Shpilbergut.

Me fansat e tij, ai ndau momentet e veçanta nga gara e së dielës, ku triumfoi sërish piloti i Red Bull, Maks Vershtapen.

Rrahmani postoi edhe një foto me “Kokëkuqen” e drejtuar nga Karlos Sainz. Disa momente ndryshe për lojtarin e të kaltërve që zgjodhi që një pjesë të pushimit të tij pas fitores së titullit kampion ta kalonte në zhurmën e motorëve të makinave të Formula 1.

Në fund ai postoi edhe momente nga festimet në podium të pilotëve fitues. Për Vershtapen ky ishte suksesi i radhës, ndërkohë që në vend të dytë doli piloti i Ferrarit Sharls Lekler. Në podium u ngjit edhe piloti tjetër i Red Bull, Serxhio Perez.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article