Një helikopter është rrëzuar pak minuta më parë në Evian Veriore të Greqisë.
Në informacionet e para thuhet se helikopteri ishte duke u nisur nga Mantoudi për në Volos, kur papritur humbi kontaktet me Forcat Ajrore.
Sipas medias greke protothema.gr heelikopteri është civil dhe u rrëzua në plazhin Achladi në Evia veriore.
Sipas një dëshmitari okular, helikopteri teksa ishte në ajër ka nisur të marrë një anim të çuditshëm, ndërsa pak minuta më vonë është dëgjuar një zhurmë.
Në vendngjarje kanë shkuar guvernatori i rajonit të Greqisë Qendrore, Fanis Spanos, zëvendësguvernatori i rajonit të Evias, Giorgos Kelaidis dhe kryetari i bashkisë Mantoudi.
Top Channel