Rrëzohet një helikopter në Greqi me dy persona në bord, nuk dihet ende fati i tyre

1 year ago 11

Një helikopter është rrëzuar pak minuta më parë në Evian Veriore të Greqisë, 100 km në veri të Athinës.

Në informacionet e para thuhet se helikopteri, ishte duke u nisur nga Mantoudi për në Volos, kur papritur humbi kontaktet me Forcat Ajrore. Sipas informacioneve, shkaku i rrëzimit është bërë moti i keq në Elias.

Sipas medias greke protothema.gr helikopteri i tipit A – 109 është civil dhe u rrëzua në det në plazhin e Akladhi. Katër mjete të Gardës Bregdetare dhe dy nëndetëse po shkojnë me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa është nisur edhe një helikopter. Nuk dihet ende fati i dy personave që ndodheshin në bord.

Sipas një dëshmitari okular, helikopteri teksa ishte në ajër ka nisur të marrë një anim të çuditshëm, ndërsa pak minuta më vonë është dëgjuar një zhurmë.

Në vendngjarje kanë shkuar guvernatori i rajonit të Greqisë Qendrore, Fanis Spanos, zëvendësguvernatori i rajonit të Evias, Giorgos Kelaidis dhe kryetari i bashkisë Mantoudi.

Top Channel

Read Entire Article