Rritet numri i tifozëve në Serie A

9 months ago 22
13:47 09/01/2024

Edhe në sezonin 2023/24, Serie A vazhdon që të tërheqë tifozët në stadium. Në fund të fazës së parë të kampionatit, pjesëmarrja mesatare ishte më e larta e regjistruar deri më sot që nga sezoni 1998/99. Çdo ndeshje u ndoq mesatarisht nga 30650 tifozë të pranishëm në të gjitha stadiumet e vendit, raporton Calcio Finanza.

Hera e fundit që kjo shifër ishte më e lartë daton afërsisht 25 vite më parë, kur në sezonin 1998/99 shikuesit mesatarisht ishin 30,762 për çdo ndeshje kampionati. Por duhet parë fundi i sezonit nëse kjo tendencë do të konfirmohet.

Krahasuar me fazën e parë të vitit futbollistik të mëparshëm, ka një rritje me 6%, ku numri i tifozëve në stadiume ka shkuar nga 5.5 milionë në mbi 5.8 milionë. Në 190 ndeshjet e luajtura deri më tani në Serinë A, impiantet janë mbushur mesatarisht me 81.53% të vendeve në dispozicion. Shifra është në rritje krahasuar me 78.14% të regjistruar në sezonin e kaluar.

Në përgjithësi, ka një tendencë të qartë në Serinë A në vitet e fundit për të fituar spektatorë në stadium. Sezoni 2022/23 u mbyll me shifrën e dytë më të mirë që nga viti 2000 dhe në vendet e para gjejmë edhe sezonin 2019/20, i goditur më pas nga Covid dhe sezonin 2018/19.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article