Në mbrëmjen e të shtunës, mbrojtja kundërajrore e Ukrainës, ka arritur të rrëzojë 21 nga 49 dronët që ushtria ruse i lansoi në mbarë territorin e Ukrainës.
Në natën mes 30 dhe 31 dhjetorit, pushtuesit rusë sulmuan me fluturake pa pilot Shahed nga të tre drejtimet”, u tha nga forcat ajrore të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Ata bënë të ditur se janë regjistruar 49 fluturake pa pilot të tipit Shahed-136/131 si dhe gjashtë raketa S-300 me të cilat goditi Kharkivin.
Gjithashtu u theksuar se shumica e dronëve janë nisur drejt vijës së parë të frontit, por edhe në drejtim të infrastrukturës civile në Kharkiv, Kherson, Nikolaev dhe Zaporizhzhia.
Në anën tjetër, Rusia kreu dy ditë më parë sulmin më vdekjeprurës mbi Ukrainën që nga fillimi i luftës që filloi dy vite më parë.
E si kundërpërgjigje, ukrainasit goditën thellë brenda territorit të Rusisë, duke përdorur gjithashtu dron kamikaz. /Telegrafi/