Rusët vijojnë bombardimet, dhjetëra të vrarë dhe të plagosur nga sulmet e orëve të fundit

10 months ago 27

Të paktën 30 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 160 të tjerë janë plagosur  nga bombardimet në Ukrainë.

Ushtria ruse ka shkatërruar 100  banesa,45 ndërtesa të larta, shkolla e spitale ka bërë me dije presidenti  Volodymir Zelensky

Në shënjestër te Rusisë është kryeqyteti Kiev si dhe qytete të mëdha si  Odesa,Dnipropetrovski, Harkibi dhe Lvivi

Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh me nxitim për të diskutuar për këtë sulm, të cilin ndihmës sekretari i Përgjithshëm, Khaled Khiari e quajti të “tmerrshëm”.

“Tragjikisht, viti 2023 po përfundon ashtu siç filloi, me shumë shkatërrime ndaj popullit të Ukrainës”, tha Khaled Khlari, ndihmës-sekretari i përgjithshëm i OKB.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden,  ka deklaruar  se ky ishte “sulmi më i madh ajror ndaj Ukrainës  që  nga nisja e luftës.

Ai shtoi se  nëse Kongresi nuk vepron menjëherë, SHBA  nuk do të jetë  në gjendje të vazhdoj të dërgoj  armë dhe sisteme jetike të mbrojtjes ajrore për të cilat Ukraina ka nevojë për ta mbrojtur popullin e saj./vizionplus.tv

Read Entire Article