Deputetja demokrate, Ilda Dhori, në rubrikën Opinion në News24 tha se janë disa arsye që opozita ka thirrur protestën në 19 nëntor dhe s’ka të bëjë vetëm me pr/buxhetin.
Në këtë kuadër, Dhori tha se në 19 nëntor do të protestohet edhe për drejtësinë, e cila po përdoret për të goditur politikisht elementë të opozitës, ku kulmi arriti me burgosjen e Ervin Salianjit. “Salianji po vuan një dënim sepse ka denoncuar lidhjet ekrimit të vëllait të ministrit të Brendshëm”, tha Dhori.
Sipas saj, opozita nuk ka thyer mosbindjen civile duke u rikthyer në Kuvend me nisjen e diskutimeve lidhur me buxhetin 2025, pasi nuk ra në kurthin e ngritur nga mazhoranca.
“Ne do të vijojmë aksionin opozitar, kishim detyrime ndaj qytetarëve shqiptarë dhe nuk ramë në kurthin e mazhorancës”, tha ajo.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb