Pr/buxheti 2025, Soko: Nga pensionet te rimbursimi, ja çështjet që nuk adresohen

2 hours ago 28

Në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24, u diskutuar lidhur me projektbuxhetin e vitit 2025, ndërsa i ftuar ishte Pano Soko nga Nisma Thurje.

Buxheti i 2025 është 8.2 mld euro, por ka një deficit rreth 700 mln euro.

Soko tha se problemi më i madh janë pensionet.

“Pas krizës së madhe të inflacionit ne na doli se pothuajse gjysma e shqiptarëve sot po jetojnë në varfëri. Fakti se ne po na rritet varfëria, dhe ky është problemi më i madh që kemi ne sot, prisja që kjo të adresohej në buxhet. Kryeministri duhet të na thonte që do hidhte sytë ndaj pensionistëve, ndërsa ai del dhe na shpjegon pse nuk do të ketë rritje pensionesh”, tha Soko.

Një tjetër problem, sipas tij, është fondi i rimbursimit, i cili nuk ndryshon megjithëse kemi një rritje të inflacionit.

“Normalisht ne kemi nja 10 vjet që ky fond është i pandryshueshëm. Ndërkohë që rritet numri i personave që kanë nevojë për  këtë fond rimbursimi, fondi nuk ndryshon. Çfarë po ndodh? Duke parë listën e barnave që rimbursohen, dhe kur fondi nuk rritet, atëherë çfarë ndodh? Ose hiqen disa barna, ose disa zëvendësohen me ca më të mira”, tha Soko.

Sipas tij, fondi i fermerëve është një tjetër problem i madh. “Janë 146 mln euro për bujqësinë, ndërkohë që jemi në një kryqëzim zjarri kur vendet e Rajonit kanë nisur me politikat e ekspansionit ndaj produkteve të tyre bujqësore. Qeveria shqiptare  ka një fond rimbursimi 30-40 mln euro, i cili nuk ndryshon prej vitesh”, tha Soko.

Ai u shpreh se për shkak të korrupsionit dhe shpërdorimit të fondeve IPARD, BE ka bllokuar fondet, çka bie në kurrizin e fermerëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article