Afati i komisionit hetimor parlamentar të “Sterilizimit” ka përfunduar, ndërsa nuk u bë e mundur marrja e dëshmisë së ish-ministrit Ilir Beqaj.
Deputetja e PD Ilda Dhori, njëkohësisht edhe anëtare e komisionit, e ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, u shpreh se Beqaj nuk ishte përgatitur për të dëshmuar, por për të aktruar, duke iu bindur kështu sipas saj direktivave të dhëna nga mazhoranca.
Dhori ka ngritur dyshime edhe në lidhje me pajisjen e ish-ministrit me infrastrukturën e nevojshme si për shembull laptop apo prezantim i deklaratës me poeerpoint, në një kohë kur ai ishte i paraburgosur.
“Komisoini që ka përfunduar së qeni funksional. Mendoj që Beqaj ishte një nga dëshmitarët kyç në atë komision por jo i vetmi. Që në fillim kemi kërkuar të plotësoheshin të gjithë emrat e dëshmitarëve që në fillim, Emri i Ramës dhe Nushit u mohuan. Beqaj nuk ishte i përgatitur të ishte aty si çdo dëshmitar por ishte përgatitur për të aktruar sepse ato ishin edhe udhëzimet e mazhorancës. Si një i burgosur vjen dhe është përgatitur me laptop, brenda 24 orëve na paraqitet me drunj e banderola në komision. Me një kuti metalike që ia ka siguruar mazhoranca, sepse mua nuk më duket normale”, tha ajo.
Ndërkohë deputeti socialist Petro Koçi, ka ironizuar ndaj akuzave të Dhorit, duke u shprehur se të gjithë socialistët u mblodhën bashkë dhe dikush siguroi drunjtë e tjetri banderolat për ta pajisur Beqajn.
“Ne u mblodhëm të gjithë, njëri mblodhi drunjtë, tjetri banderolat. Mos ta banalizojmë, ai kishte një avokat, s’ka pse angazhohen as deputetë as struktura të tjera. Mezi e ka pritur këtë ditë, në kushtet ku ai ndodhi, pasi është pak a shumë e njëjta gjë që ai ishte përgatitur për t’iu përgjigjur hetuesve dhe prokurorëve”, tha ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb