Rusia liron një kanibal nga burgu për ta çuar në frontin e luftimeve në Ukrainë

10 months ago 29

Një vrasës serial i dënuar nga rajoni rus Sakhalin, që hëngri një nga të paktën katër viktimat e tij, është liruar nga burgu për të luftuar për ushtrinë ruse në Ukrainë, sipas raportimeve.

Denis Gorin, i cili tani ndodhet në një spital në qytetin e Yuzhno-Sakhalinsk me lëndime jo të rrezikshme, publikoi një foto të tij me uniformë ushtarake me simbolin Z, një muaj më parë, transmeton Telegrafi.

Gorin u dënua me 10 vjet në një burg të sigurisë maksimale në vitin 2003 për vrasje dhe gjymtim, por iu dha lirimi me kusht për sjellje të ‘mirë’ vetëm shtatë vjet pas dënimit.

Në vitin 2010, ai kishte vrarë përsëri, hoqi mishin nga kufoma e viktimës së tij dhe e hëngri atë. Pas një viti, Gorin sulmoi një burrë me ndihmën e vëllait të tij, i preu fytin dhe më pas e varrosi trupin.

Në janar të vitit 2012, ai dhe vëllai i tij vranë me thikë një person tjetër, pas së cilës Denis Gorin u arrestua, u gjykua dhe u dënua me 22 vjet burg.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, autoritetet ruse kanë liruar rregullisht të dënuar për krime si përdhunim dhe vrasje, në këmbim të regjistrimit të tyre për të shkuar në front. Në shumë raste, ish-të dënuarit më pas falen dhe janë të lirë të kthehen në shtëpi. /Telegrafi/

Read Entire Article