“S’bëjmë pakt me ballista”/ Rama u mbylli derën, Basha i kthehet ashpër: S’ka lakej në Parlament që t’i votojnë ndryshimet siç do ai

10 months ago 20

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur ashpër kryeministrit Rama, i cili nisur nga mos-interesimi i opozitës për nisjen e punës së Komisionit bipartizan për Reformën Zgjedhore, theksoi se përballë mungesës së vullnetit mazhoranca do të vazhdojë e vetme punën me reformat, duke kërkuar mënyra të tjera, siç ndodh në Europë.

Në një konferencë për mediat, Basha theksoi se askush nuk mund të pretendojë se mund të ndryshojë Kodin Zgjedhor pa votat e mazhorancës apo të opozitës, pasi historikisht asnjë parti politike në Shqipëri nuk i ka pasur votat për të miratuar e vetme procese që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Ndërsa aludon se Ramës nuk i intereson ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Basha thotë me bindje se edhe nëse do të ti miratonte ndryshimet pa opozitën “nuk ma ha mendja që (Rama) do të arrijë të gjejë lakej në parlamentin shqiptar për të bërë ndryshime të Kodit zgjedhor siç i do ai”.

Sipas Bashës, edhe pse fundi është aritmetikë pasi nevoiten 84 vota, PD si forca udhëheqëse e opozitës do të insistojë për një diskutim konsensual të prioriteteve kombëtare, transparent për qytetarët.

“Asnjë parti politike në historinë e parlamentit shqiptar nuk i ka pasur votat. Jo sot që jemi në opozitë, por edhe në qeveri po të ishim. Kërkon 84 vota për të kryer ndryshimet e kodit zgjedhor. Në rast se ecet me ndryshimet kushtetuese duhen edhe më shumë vota.

Këtu nuk është çudi dhe askush nuk mund të pretendojë se mund të ndryshojë Kodin pa votat e Partisë Socialiste. Nga ana tjetër Edi Rama është rehat me këtë Kod. Por populli nuk është rehat me këtë Kod. Shqiptarët nuk janë rehat me këtë Kod, shqiptarët nuk janë rehat me këtë gjendje. Përgjegjësia jonë si PD, si forca udhëheqëse e opozitës, është të tregojmë mundësitë, rrugën në të cilën ecet për të akomoduar interesin publik, gjendjen popullore dhe jo gjendjen e Edi Ramës dhe kabinetit të tij. Prandaj për të arritur këtë ne propozojmë reformën zgjedhore. Ai është mësuar me një ngjarje të shëmtuar të 2020-ës por nuk ma ha mendja që do të arrijë të gjejë lakej në parlamentin shqiptar për të bërë ndryshime të Kodit zgjedhor siç i do ai.

Kodi zgjedhor do të kalojë përmes një diskutimi konsensual të prioriteteve kombëtare dhe ne e kemi bërë këtë të qartë, e kemi bërë transparente. Padiskutim në fund të ditës aritmetikë do të jetë, sepse duhen 84 vota, por procesi nuk do të jetë aritmetik. Procesi do të jetë tërësisht politik, transparent përballë publikut shqiptar”- tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, “të bësh opozitë do të thotë të bësh maksimumin në kushte maksimale, mendoj që shumica e shqiptarëve e kanë braktisur, opozitë është ai që, të pengosh me tymuese punimet i shërben Ramës, u pengua buxheti, u penguan ligjet e tjera jo, buxheti më i madh kaloi, thirrja ime të veprojë jo në përputhje me atë që them unë, por ato tre, përballë nuk kemi një qeverisje normale, frustrimi me taktika për të shmangur përgjegjësi ngritur transparencën, nuk duhet të ushqejmë këto alibi, duhet të angazhohemi më fort, transparencë përgjegjësit, alternativa, nuk ka kohë më është 2024. Shqiptarët nuk kanë më kohë të shikojnë shfaqje. Për listat e hapura, Vetingun, numërim dhe votë elektronike, pa diskutim do të bëjmë gjithçka, Edi Rama duhet të paguajë faturën e plotë të zullumeve.”

Top Channel

Read Entire Article