“S’do ishte më mirë që beteja të zhvillohej në gjykatë?”, Berisha i përgjigjet gazetarit: Të firmosë lejen Nikolla dhe shkoj që nesër

10 months ago 5

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 foli për dosjen “Partizani” dhe akuzat ndaj tij për korrupsion nga SPAK.

Gjatë diskutimit në studio, Berisha u pyet nga gazetari Erl Murati nëse s’do të ishte më mirë që beteja të zhvillohej në gjykatë. Ish-kryeministri u përgjigj duke thënë se mjafton që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të japë lejen dhe paraqitet që nesër në gjykatë.

Pjesë nga diskutimi:

Murati: Duhet të jeni i predispozuar që gjyqi të bëhet sa më shpejt. Opozitën në tërësi ky proces e dëmton.

Berisha: Silvio Berlusconin me 30 gjyqe dhe nuk i dëmtuan partinë.

Murati: Kandidatët tuaj do dalin në fushatën e ardhshme elektorale dhe do u thonë ‘ju keni kryetarin e akuzuar nga SPAK”

Berisha: Nëse ka një akt të zbatimit të ligjit, ka një akt që shteti s’ka humbur asnjë qindarkë. Në këtë rast ka vetëm një turp të madh për narko-shtetin që monton procese politike.

Murati: Beteja s’do ishte më mirë të zhvillohej në gjykatë?

Berisha: Po, do shkoja në gjykatë që nesër. Nëse Nikolla firmos n dhe unë shkoj. Pse s’më thirrën mua në 3 vite?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article