Ruben Amorim besohet se është kandidati kryesor i Liverpoolit në kërkim të një trajneri të ri, dhe klauzola e tij e lirimit tek Sporting Lisbona është vendosur në 12.8 milionë euro këtë verë.
39-vjeçari është një ndër trajnerët më të vlerësuar në futbollin evropian, kjo falë punës së tij të palodhshme tek Sportingu që prej se u bë pjesë e tyre nga Braga në 2020.
Amorim ka fituar titullin e Primeira Ligas një herë dhe tani është në betejë me Benficën dhe Porton për ta bërë këtë përsëri këtë sezon, pasi Sportingu është në një pozicion mjaft të favorshëm.
Teksa Xabi Alonso njoftoi për vendimin e tij për të qëndruar tek Bayer Leverkuseni për të paktën edhe një sezon tjetër, Amorim tashmë është favoriti kryesor për të pasuar në stol Jurgen Kloppin, kur tekniku gjerman do të largohet në fund të sezonit.
The Telegraph ka raportuar se palët e interesuara mund të jenë në gjendje të nënshkruajnë me Amorim për 15 milionë euro, ndërsa klauzola e tij e lirimit do të zbresë në 10 milionë euro në 2025.
Kjo shumë padyshim nuk do të bëjë që interesimi i Liverpoolit të zbehet në rast se ata vendosin që tekniku portugez është njeriu i duhur për të udhëhequr klubin.
Amorim gjithashtu është thënë se është një kandidat për të marrë drejtimin e Bayern Munichut, ashtu siç ishte edhe Alonso para se ai të sqaronte përfundimisht të ardhmen e tij./Telegrafi/