Sakutët e Man Cityt ishin prezent në ndeshjen Hungari-Kosovë, zbulohet se cilin lojtar vëzhguan

6 months ago 3

U raportuar mbrëmë se skautët e Manchester Cityt ishin prezent në miqësoren që Kosova e zhvilloi ndaj Hungarisë në Puskas Arena.

Kështu u ngrit një pikëpyetje e madhe se për cilin lojtar ishin shkuar kampionët e Evropës për ta vëzhguar.

Fillimisht nga vendi ynë filluan të aludonin në disa emra, siç është ai Edon Zhegrovës, por që skautët e Citizens ishin për një lojtar të hungarezëve.

#ManCity have a scout present at Hungary vs Kosovo this evening.

[via @scoutsattending]

— City Xtra (@City_Xtra) March 26, 2024

Ata ishin ta shikonin nga afër lojtarin që luan për klubin që është nën ombrellën e City Group, Lommel, nga Belgjika.

Zalan Vansca është 19-vjeçari që skautët e Manchester Cityt ishin prezent që ta shikonin zhvillimin e tij, ndërsa ai luan si anësor i majtë në fazën ofanzive.

Vansca u inkuadrua në lojë në minutën e 84-të në vend të Callum Styles, duke mos pasur shumë minuta që të dëshmonte vetën para skautëve të Manchester Cityt.

Sipas Transfermarkt, vlera e lojtarit 19-vjeçar është në 1 milion euro, ndërsa mund të luajë edhe si 10-sh dhe si anësor i djathtë. /Telegrafi/

Read Entire Article