Komisioni i Etikës ka vendosur masë disiplinore për 26 deputetë të opozitës, të cilët penguan zhvillimin e seancës plenare të kësaj të enjteje.
Sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën ka pezulluar me 10 ditë deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa, Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.
Top Channel