Salianji: Nuk do të ketë normalitet në Kuvend, për sa kohë ky institucion sillet si vasal i Ramës

1 year ago 10

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji vazhdoi të fliste nga Foltorja, pasi seanca plenare u shty.

Në sallë mbetën vetëm Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, ndërkohë që u fikën dritat. Salianji vazhdoi të fliste, duke theksuar se Kuvendi “nuk ka për të pasur normalitet përderisa ky institucion nuk po sillet si i tillë, por po sillet si vasal i Edi Ramës”.

“Siç e keni parë në javët e fundit, parlamenti nuk ekziston. PS ka kryer terrorizëm parlamentar. Rama i ka përdorur institucionet dhe parlamentin sikur t’i ketë pronë të vetën. Në këtë republikë nuk ekziston më as Kushtetutë, as ligje, por ekziston vetëm fjala e Edi Ramës që është kthyer në ligj. Për këtë arsye, opozita është e detyruar që t’i japë përgjigjen e merituar kësaj qeverie.

Në seancën e kaluar, PS u vetëdemaskua kur rrëzoi tri komisionet hetimore të kërkuara nga më shumë se 43 deputetë të opozitës. Kërkimi i komisioneve parlamentare është instrument i domosdoshëm i opozitës për të hetuar qeverinë. Rrëzuan komisionin hetimor për TIMS, për shkak se janë të përfshirë deri në fyt”.

Top Channel

Read Entire Article