Ervin Salianji, deputet i PD-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me gjendjen e rendit dhe sigurisë, ndërsa shprehet se ndërkohë që vrasjet, plagosjet, vjedhjet po bëjnë kërdinë, halli më i madh i policisë është si të manipulojë dhe fshehë krimet.
Salianji shprehet se Policia e politizuar po politizohet dhe më tej, për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen! Parandalim as që bëhet fjalë por policia nuk kap dot as kriminelët ordinerë, oligarkët e krimit ndërkohë emërojnë drejtuesit dhe caktojnë shefat e policisë!
Postimi nga Ervin Salianji
Rendi dhe siguria publike në pikiatë, vrasjet, plagosjet, vjedhjet po bëjnë kërdinë ndërkohë që halli më i madh i policisë politike është si të mbulojë, manipulojë dhe fshehë krimet!
Policia e politizuar po politizohet dhe më tej, për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen! Parandalim as që bëhet fjalë por policia nuk kap dot as kriminelët ordinerë, oligarkët e krimit ndërkohë emërojnë drejtuesit dhe caktojnë shefat e policisë!
Vetëm çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe rikthimi i saj në shinat e ligjshmërisë rikthen besimin tek punonjësit e policisë dhe e kthen policinë e shtetit në shërbim të interesave të qytetarëve dhe jo në interesa të bandave!
Ndërkohë që krimi ka marrë dhenë në rrugë ministri i brëndshëm as dihet ku është fshehur!
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb