Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Komisioneri Varhely mbërrin në këmbë

7 months ago 10
10:05 29/02/2024

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi është pritur në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet ditën e sotme në kryeqytetin shqiptar.

Ndryshe nga liderët e tjerë komisioneri Varhely ka mbërritur në këmbë në Pallatin e Kongreseve, aty ku do të mbahet ky samit.

Ndërkohë kujtojmë se Samiti BE-Ballkani Perëndimor që mbahet sot në Tiranë ka në fokus planin e rritjes ekonomike.

Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article