Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Kam kërkuar më shumë mbështetje financiare, kaq nuk mjafton

10 months ago 8

“Kam vlerësuar planin e ri të rritjes nga i cili Shqipëria do të ketë një përfitim të rëndësishëm si mbështetje të drejtpërdrejtë financiare dhe mbështetje nga ana tjetër për sektorin e ekonomisë dhe kam kërkuar më shumë. Kaq nuk mjafton. Vendet e rajonit tonë nuk mund të rrinë mes gjithçkasë së vendeve anëtare dhe ndaj diçkaje shumë modeste të një vendi jo anëtar. Duhet të mbështeten shumë më tepër, të hapen rrugë të reja për të pasur të tjera mjete financiare dhe një tjetër status të ndërmjetëm. Ka rrugë për një prani të plotë të vendeve tona. Këto kanë qenë pak a shumë pikat kyçe që kanë qenë pjesë e kornizës së diskutimit të bërë në tryezën e djeshme. Shqipëria është në një pozitë dhe një raport si asnjëherë më parë e barabartë mes të barabartësh dhe e respektuar, e vlerësuar e dëgjuar njësoj si vendet e tjera dhe mbi të gjitha me dinjitetin e plotë të një shteti që nuk pranon të trajtohet asnjë fije ndryshe nga askush tjetër.”-tha ndër të tjera Rama.

Lajmi në përditësim…

Top Channel

Read Entire Article