Samiti Ekonomik për Euroazinë / Meta i përgjigjet ndërhyrjes së Tadiç: Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës

8 months ago 11

STAMBOLL – Dje në panelin e mbrëmjes së Samitit Ekonomik për Euroazinë që u mbajt në Stamboll, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur ndërhyrjes së ish-Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç për Kosovën.

Meta i ka bërë thirrje Serbisë të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka theksuar se  Pavarësia e Republikës së Kosovës ka forcuar stabilitetin e rajonit tonë dhe ka ndikuar për integrimin euroatlantik të fqinjëve të saj.

Kryetari i Partisë së Lirisë ka theksuar gjithashtu se edhe pse është shteti më i ri i rajonit tonë, Kosova është shembull për vendet tona për zgjedhjet e lira dhe demokracinë funksionale, dhe po kështu për transparencën dhe llogaridhënien sipas organizatave ndërkombëtare më prestigjioze.

Kryetari i PL, Ilir Meta ka marrë pjesë në Samitin Ekonomik për Euroazinë në Stamboll, me ftesë të Presidentit të Fondacionit të Marmarasë, Akkan Suver, ku të pranishëm ishin shumë ish-kryetarë shtetesh, liderë politikë dhe ekspertë të shquar botërorë në fushën e ekonomisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article