Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, pritet të nisë sesioni i dytë, ja çfarë do të diskutohet

1 year ago 23

Gazetari Ergys Gjençaj në një raportim live për News24 zbuloi detaje nga sesioni i radhës i Samitit të Berlinit në Tiranë.

Ai tha se pritet të nisë sesioni i dytë i samitit, i cili do të jetë me dyer të mbyllura për mediat, ndërsa bëri me dije se tema e radhës që do të diskutohet, është ‘Mbështetja e trazicionit të Gjelbër në Ballkan”.

“Vetëm pak minuta më parë mbërritën te Piramaida pjesëtarët e këtij Samiti. Ishte një pauzë drekke dhe pritet të nisë sesioni i dytë i Samitit, ku pritet të diskutohet për  mbështetjen e trazicionit të gjelbër në Ballkan, ku sërish do të jetë i mbyllur për mediat. Më pas do të ketë një konferencë këtu te Piramida, ku pritet të bëhen publike ato çfarë janë diskutuar në sesion. Ky sesion duhet të fillonte më herët, por do ketë një shtyrje.”, raportoi live gazetari Gjençaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article