Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Robert Rakipllari: Sukses i politikës së jashtme të Ramës, por Shqipëria ka përfituar zero fonde nga ky proces

1 year ago 7

Balkanweb app Get it on Google Play

Robert Rakipllari, drejtori i News24, foli sot për mbajtjen në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit. Nga studio e emisionit “Open”, ai u shpreh se ky zhvillim nga dimensioni politik, është mjaft i rëndësishëm, pasi është hera e parë që ky Samit mbahet jashtë kufijve të BE.

Por nga ana tjetër, të efekteve që ky Samit jep për Ballkanin Perëndimor dhe për Shqipërinë, e sheh pa rezultat. Ai ceku dhe deklaratën e një ditë më parë të Presidentes së Komisionit Europian, Urusla von der Leyen, kur tha se BE ka gati një çek prej 30 miliardë eurosh për rajonin, duke thënë se Shqipëria, por dhe vendet e rajonit, kanë qenë të paafta për të paraqitur projekte për thithjen e këtyre fondeve.

“Kjo ishte e 7 herë që ky Samit mbahet, e para herë që mbahet jashtë kufijve të Europës. Dimensioni i parë është ai politik, fakti që vijnë zyrtarë të lartë të BE, etj,, kjo nuk është pak. Një vizitë e kryeministrit gjerman, edhe në Itali është ngjarje. Nga kjo pikëpamje, politikës së jashtme, është sukses i Ramës. Ndoshta është zgjedhur nga pikëpamje gjeopolitike, roli i Ramës që nuk është përfshirë, ose është përfshirë si pajtues mes Kosovës dhe Serbisë, që ne e kemi kritikuar në studio, por që i intereson BE.

Por nga pikëpamja e propagandës së efekteve reale, nuk më rezulton ashtu. Samiti është një proces i ndërmarrë sepse BE ka stopuar zgjerimin. Për këtë arsye Gjermania ka ndërmarrë një nismë në rajon, në mënyrë që të përshpejtojë reformat, që kur BE të jetë gati për të afruar Ballkanin Perëndimor, të jenë përafruar.

Dëgjova dje në konferencën për shtyp të Presidencën Von der Leyen, për një çek për rajonin prej 30 miliardë euro. Unë mendoj se deri tani efektet janë 0, ndoshta për shkak të paaftësisë së bërjes së projekteve nga vendet e rajonit… Rama i bën shumë bukur këto takime, nga pikëpamja simbolike, mikpritjes, por kur vjen puna për të paraqitur projekte për të thithur para nga BE, këtu jemi të fundit në rajon”, u shpreh Rakipllari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article