Në samitin e Procesit të Berlinit, në Tiranë, Kanelari I Gjermanisë, Olaf Scholz, vuri theksin te situata e tensionuar në veri të Kosovës.
Në fjalën e tij në Samit, Kancelari Scholz tha se përshkallëzimi i tensionit mes Kosovës dhe Serbisë tregon domosdoshmërinë për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve fqinje.
“Përshkallëzimi në veri të Kosovës tregon se duhet të zbatojmë marrëveshjet”, tha mes të tjerash Scholz.
Gjatë fjalës së tij, Kancelari i Gjermanisë vlerësoi organizimin e Samitit në Tiranë, teksa tha se e gjitha kjo konfirmon mikpritjen e shqiptarëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb