Samiti në Tiranë, Presidenti Begaj: Të kontribuojmë për paqen

7 months ago 21
08:37 28/02/2024

Presidenti Bajram Begaj përcoli sot një mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.

Tirana kryeqytet i bisedimeve!“, shkruan Presidenti Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.

Presidenti Begaj i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Këtë qëndrim, Presidenti i Republikës e bëri të ditur në profilin e tij zyrtar në platmormën X dhe në facebook ku shkruan: “Tirana kryeqyteti i bisedimeve! Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të  Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës. Urime dhe suksese”.

Sot në Tiranë mbahet samiti Europa Juglindore – Ukrainë, ku i pranishëm është edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ndërsa të nesërmen do të mbahet samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article