Samiti për Ukrainën, Rama: Ka një rrezik real për Ballkanin Perëndimor nga agresioni rus

7 months ago 10
14:29 28/02/2024

Kryeminsitri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky lidhur me rrezikun e u shpreh se ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor nga agresioni rus.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se Ballkani Perëndimor rrezikon edhe për faktin se nuk është një rajon i cili është e vështirë të niset një luftë, kjo duke u bazuar nga konfliktet e hershme mes shteteve.

Kryeministri Edi Rama: Kam qenë i privilegjuar që kam folur dhe biseduar me Presidentin rreth saktësisht rreth kësaj gjëje. I thash diçka që do jua tregoj edhe ju që për mua është përgjigja më e qartë, shkurtër dhe saktë që se ku mund të shkojë bota nëse ne ndjekim logjikën e Putin për justifikimin e luftës. Dukë i bërë thirrje së shkuarës, kjo është perandoria mongoleze. Rusia është brenda saj. Ai që e publikoi këtë erdhi pas intervistës së Putinit, por ju garantoj që mongolezët janë njerëz paqësor. Merreni me mend sikur në rajon të gjithë të ja nisin të mendojnë që t’i shohin marrëdhëniet ndërkombëtare mbështetur në harta. Do ishte një luftë pa fund. Më shqetëson se jo të gjithë e kuptojnë që sulmi i Ukrainës nuk ka të bëjë vetëm më Ukrainën. Është një sulm kundër rregullit botëror, kundër bashkësisë së vendeve demokratike dhe është sfida më e hapur, më e pamëshirshme ndaj vetë ekzistencës së BE sepse nëse kjo logjika e ndezjes së një lufte bazuar në lavditë e kohëve të shkuara, do të mbizotërojnë ne nuk do të jetojmë në botën që njohim, por në një botë ku më i fuqishmi do të vendosë dhe ku të drejtat do të minohen.

Ka shumë mësime që mund të nxjerrim nga historia jonë në Ballkan, por ajo që po ndodh në Ukrainë është një mësim që na thotë që nuk duhet të bijem pre e relativizimit të këtij konflikti, të dy palëve sepse është shumë e qartë për ne ka një agresor dhe një viktimë gjithçka tjetër është çorientuese. Kur vjen fjala për ne, për Ballkanin Perëndimor sigurisht nuk jemi një rajon pa probleme dhe nëse do të nisësh një luftë e ke të vështirë, apo një mesazh që mbështetet në lavditë e së shkuarës. Jetojmë në një terren ku është derdhur shumë gjak nga kufta kundër njëri-tjetrit, por duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku në mënyrë që të bashkëpunojmë për interesin e përbashkët dhe të shkëmbejmë në mënyrë paqësore për atë që nuk bijem dakord. Na duhet të forcojmë institucionet tona, ekonominë tonë dhe sa më fuqi do të përftojmë aq më pak do të jemi të rrezikuar për shkak të asaj që është ende e pazgjidhur.

Edhe njëher ka një rrezik të qartë edhe real për Ballkanin Perëndimor nga agresioni rus, por askush nuk duhet ta shohë si një situatë ku ushtria ruse vjen këtu, por duhet ta shohim që ajo që po ndodh atje mund të përsëritet duke vënë në pikëpyetje vetë themelet e rendit tonë. Në fakt nuk është një botë ku kush është më i madh mund të pushtojë atë më të vogël, më të dobët, kjo është mesjetë. Shpresojmë që të vazhdojmë të ecim përpara së bashku.

Ndër të tjera Rama u shpreh se e sheh Ukrainën si një vlerë të shtuar për shkak të përvojës së luftës.

Kryeministri Edi Rama: E shoh Ukrainën, lidhjen me të si një vlerë e shtuar sepse Ukraina vjen në këtë lidhje me shumë plagë që vazhdojnë të jenë të hapura dhe me një përvojë dhimbje me shumë vlerë për ne. Lufta nuk është diçka që e shohim ne televizor, por lufta është po kaq pranë sa jemi në këtu. Sado e pamundur që mund të duket ajo mund të ndodhë. Nuk duhet të luajmë me zjarrin dhe duhet të ruajmë një qëndrim me një mendim të qartë. Nëse humbasim këtë qartësi rrezikojmë të hyjmë në një fazë errësire./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article